BRDARIÇ FIRMOS ME VLLAZNINE, I PLOTESOHEN KERKESAT

Trajneri Thomas Brdariç do te jete trajneri i ri i Vllaznise. Burime prane trajnerit bejne te ditur se ka rene dakord per te vijuar qe te jete ne krye te pankines kuqeblu edhe per nje sezon tjeter.

Brdariç eshte takuar mbremjen e sotme me drejtues te Vllaznise dhe pas nje bisede prej afro 90 minutash eshte rene dakord qe kroato-gjermani te vijoje te jete pjese e kuqebluve edhe per sezonin e ardhshem.

Brdariç ka kerkuar disa detyrime ende te pashlyera qe mesa duket tashme do te shlyhen, nje fushe profesionale per stervitje qe eshte zgjidhur dhe pritet te jete ne Berdice si dhe eshte konfirmuar nje merkato per pjesemarrjen ne Konference League te Vllaznise.

Brdariç mesohet sipas burimeve se ka hedhur firmen dhe pritet vetem ana formale e zyrtarizimit te tij si trajner i kuqebluve.

Brdariç kishte disa oferta te mira nga disa ekipe por pas bisedave me drejtuesit e Vllaznise ka vendosur te qendroje ne Shkoder me nje page mujore prej afro 7 mije euro ne muaj pa llogaritur bonuset ne rast te trofeve apo pjesemarrjes ne Kupat e Europes sezonin e ardhshem.

Brdariç si trajner i Vllaznise arriti te shpallet nenkampion me kete ekip si dhe fitoi Kupen e Shqiperise gje e cila e beri ate nje trajner te kerkuar nga disa klube. Fillimisht ishte prane largimit por permiresimi i disa kushteve dhe pages ka bere qe kroato-gjermani te vijoje aventuren ne Shkoder.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...