Bashkëshortja refuzon ardhjen në studio, “Shëtito” përlotet para kamerave

Besmir Balla, i njohur në rrjetet sociale edhe si fenomeni “Shëtito”, i kërkoi falje gruas së tij nga studio e së Dielës Shqiptare në Tv Klan, duke i kërkuar që të rikthehen bashkë.

 

Gazetarja e emisionit i përcolli bashkëshortes së Besmirit mesazhin e tij, por ajo refuzoi që ta falte dhe të rikthehej me të.
Ajo tha se do të vijonte me procedurat e divorcit, ndërsa nuk do ta pengonte Besmirin që të takonte dy fëmijët sa herë që të donte.
Besmiri: E falenderoj dhe e besoj sepse është një njeri i mbyllur, është natyrë vërtetë…

 

Ardit Gjebrea: Ne insistuam shumë fort që ajo të vinte në studio, por nuk pranoi pasi tha unë jam e bindur që është, nuk tha as Besmiri as bashkëshorti por tha, ish-bashkëshorti. Ajo e ka vendosur që do t’i shkojë deri në fund procesit të divorcit dhe u shpreh që më shumë se një herë të ka ofruar shanse por tha Besmiri nuk ka reflektuar. Fyerjet, sharjet, ofendimet, dhuna psikologjike sepse në njëfarë mënyre ti vetë e pranove që ke ngritur zërin ndaj saj, e konsiderove dhe një gabim nga ana jote.

 

Besmiri: Nuk jam dakord, ofendime nuk i kam bërë. Ia kam ngritur zërin por ofendime apo sharje janë diçka që asaj i pëlqen ta thotë apo nuk e di kush e ka fryrë. Unë e pranoj vendimin e asaj, le të bëjë çfarë është për të bërë, ka plan Zoti se çfarë do bëhet.

 

Ardit Gjebrea: Ajo tha, unë vërtetë kam kërkuar udhër-mbrojtje, por fëmijët kurrë nuk do t’i pengoj që t’i takoj sepse janë fëmijët e tij dhe ai mund t’i takojë sa herë që të dojë, nuk ka asnjë problem. Por ajo thotë që unë e shoh të pamundur. Pse nuk ka besim ajo tek ty? Pse i ka humbur besimi?

 

Besmiri: Nuk ka besim se e di ajo natyrën time, se unë jam një natyrë që e shikoj një punë që nuk ka të ardhura shumë, shkoj te një punë tjetër. Sepse unë kam punuar lloj-lloj punësh.

 

Ardit Gjebrea: E di pse po e bëj të gjithën këtë? Sepse përmes zërit tënd ajo të dëgjojë çfarë ke për t’i thënë ti. Sepse ndoshta mund mos të të japi një shans dhe ky mund të jetë shansi i fundit që ti ke për ta bindur që ajo të të japi edhe një mundësi tjetër që ju të ktheheni bashkë.

 

Dhe unë prandaj po të them çfarë tha ajo. Sepse nuk më takon, por unë dua shumë që një familje të bashkohet jo të ndahet. Por çfarë do t’i premtoje ti asaj që ajo të të jepte shansin e fundit të jetës, sepse përderisa ke ardhur këtu dhe publikisht po e bën këtë gjë do të thotë që ti ke një besim te vetja. Po cili është ky besim që ti do t’i japësh asaj tani? Ja ku është kamera, thuaja.

 

Besmiri: Unë i them bashkëshortes time nëse më ka dashur sadopak, i them do punoj më shumë se ç’kam punuar dhe nëse ajo mendon se unë s’kam punuar, do punoj më shumë e do t’i sjell të ardhura më shumë për familjen, mos t’i mungojë diçka, edhe nuk do t’ia ngre zërin sepse zëri im pak a shumë ka ndikuar te ajo.

 

Dhe i them që e dua shumë, mos e shkatërrojmë familjen se ke dy fëmijë me mua, fëmijët kanë nevojë për ne të dy, sot janë të vegjël por kur të rriten nesër do e kuptojnë se kush është fajtori. Por ama unë nuk po kërkoj këtu fajtor, se faji ngel jetim. Unë dua që ajo të kthehet në familje, mos e marri vrullshëm atë divorc se nuk e mban njeriun divorci, njeriun e mban zemra.

 

Unë me zemër dua, me sinqeritet të pastër i kam thënë që ky jam edhe punoj këto punë për të ardhurat më të mira për familjen, por jo të bëjnë divorc sepse lë punë. Nuk është arsye kjo se lë një punë edhe marr një punë tjetër, do të thotë po merr diçka më shumë, nuk po merr më pak. Unë një njeri nuk mund ta mbaj me zor nëse nuk më do. Nëse jam ftohur gjërat, i uroj suksese, ishalla më tej, sa më lart të jetë, po fëmijët nuk do ketë arsye kurrën e kurrës të m’i ndalojnë edhe të m’i largojnë sepse ka pretenduar që do iki, ka një motër në Francë, ka një kushëri në Greqi.

 

Ajo mund të shkojë ku të dojë, në fund të botës, por fëmijët e mi nuk ka për të pasur shansin t’i largojë jashtë vendit pa prezencën time se ia kam bërë dhe të ditur, nëse unë kam bërë mirë në familjen e asaj, e di ajo se ku e kam fjalën, të shkojmë bashkë atje ku ka motrën në Francë. Bashkë me familjen edhe t’i harrojmë zënkat. Nëse do familjen të bashkuar dhe shëndosh, të jenë bashkë me mua. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...