Ankesat e Shehajt për procesin e votimit, komentuesi e ironizon keq: Kur s’mbron dot votat nga Luli, si do i mbrosh nga Rama?!

157

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka shprehur sot pakënaqësi ndaj procesit të votimit duke thënë se në disa qendra, vëzhguesit e tij janë përjashtuar pa të drejtë.

 

Por në postimin e Shehajt në rrjetet sociale, nuk mungojnë as komentet ironike nga dhjetra ndjekës së tij, të cilët e pyesin se si do të mundë të “mbrojë ai votat nga Rama, kur ia vjedh edhe Luli”.

 

“Kur nuk mbron dot votat nga Luli e ankohesh, si do i mbrosh nga Rama”, e pyet një qytetar Shehajn.

 

Një tjetër komentues i shkruan:

 

“Edhe thoni që vodhi Rama zgjedhjet ju po vidhni njëri tjetrin brenda në parti, do të thotë që kur vidhni ju mendoni se vjedhin dhe të tjerët”.