Zgjedhjet në PD/ Artan Hoxha “gozhdon” Bashën: Kam përshtypjen se do shkojë si me Olldashin

Gazetari investigativ Artan Hoxha komentoi paraprakisht zgjedhet për kreun e PD të cilat u mbajtën sot.

Në një postim në rrjetet sociale Hoxha ka ironizuar Lulzim Bashën ku shprehej se po priste fitoren e tij.

Hoxha shprehu përshtypjen se kjo garë për Bashën do të shkojë si me Olldashin.

“Duke pritur fitoren e Bashes… Sigurisht, sa e thelle do te jete, sepse nuk diskutohet si fitore. Kam pershtypjen se do shkoje si me Olldashin. Fiton Luli me 80% te pjesmarresve ne votim. Luli mos na zhgenje. Homologu tjeter Rama e fitoi “betejen” e tij dje, madje percolli per ne pension edhe Ruçin, qe kishte ne politike prej 1978-es…

Sigurisht nuk presim, qe Luli te percjelle ne pension Berishen, i angazhuar ne politike prej 1968-es”, ka shkruar Hoxha.

Mesa duket Hoxha ka qenë i saktë me parashikimin e tij pasi Basha ka rezultuar fitues me 81% të votave

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...