Skandali/ Te njësia ku ka lindur Basha kanë votuar 111% e votuesve! Te njësia 4, kanë votuar 99.9%

Parregullsi të mëdha e kanë shoqëruar procesin e votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike, por çudia ka ndodhur në zonën ku Lulzim Basha ka lindur dhe është rritur, në Njësinë 8 të Tiranës.

Aty rezultati i votimit është spektakolar, nga 1162 votues që kanë qenë në listë, kanë votuar plot 1295. E thënë ndryshe pjesëmarrja në votime ka qenë 111%.

Por skandali vijon edhe në një tjetër Njësi, te ajo Nr.4 ku kanë votuar 99.9%. Nga 1058 që kanë qenë në listë, këtu kanë votuar 1053.

Natyrisht lind pyetja ku janë mbushur kutitë me vota, madje në disa raste edhe tejmbushur.

Gjatë procesit të votimit, kandidatët përballë Bashës kanë raportuar parregullsi të mëdha. Nga intimidimi dhe përjashtimi i vëzhguesve të tyre, te persona që kanë votuar më shumë se një herë.

Ish-presidenti Bujar Nishani e ka quajtur procesin për votimin e kryetarit të ri si një “maskaradë zgjedhore”. Ai tha sot se rezultati ishte i paracaktuar dhe gara e pandershme./Newsbomb

TE TJERA

spot_img