Për cilin kandidat shkoi vota e tij? Berisha flet nga selia e PD-së dhe habit me ato që thotë…

Ish-Kryeministri Sali Berisha votoi sot në selinë e PD në procesin për zgjedhjen e kreut të ri të kësaj partie. Në garën për postin e kryetarit demokrat janë Fatbardh Kadilli, Edith harxhi, Agron Shehaj dhe Lulzim Basha.

Berisha nuk ka pranuar të bëjë publike votën e tij, duke e cilësuar si sekretin e të gjitha sekreteve.

Ai u pyet nëse i qëndron deklaratave për një rikthim në Krye të PD, ndërsa u shpreh se mbetet konsistent në deklaratat e tij.

“Të marrin pjesë sa më shumë në këtë proces votimi. Mesazhi i ditës së sotme është pjesëmarrja në votim. Unë besoj se pasi kam shprehur qëndrimin tim, kjo nuk do ta nxjerrë të ndarë por përkundrazi do ta nxjerrë të bashkuar.

Kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre dhe janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD-në dhe vendin. Ti jo që do të nxjerrësh sekretet, po do sekretet e sekreteve. Unë jam konsistent në deklaratat e mia.”, u shpreh Berisha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...