Tmerr në “Euro 2020″/ Mesfushori danez Eriksen bie pa ndjenja, mjekët i bëjnë masazh kardiak për ta kthyer në jetë

128

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë në Kampionatin Europian, ku lojtari danez Eriksen ka rënë pa ndjenja në fushë.

Mjekët kanë shkuar me shpejtësi në drejtim të tij dhe janë duke i bërë masazh kardiak për ta rikthyer në jetë, ndërkohë që gjendja e tij duket shumë e rëndë.

Tifozët dhe lojtarët e tjerë janë në ankth dhe me lot në sy, ndërkohë që ndeshja vijon të jetë e ndërprerë.