OPS! Arbana Osmani dhe Antonela e Për’puthen bëjnë “xing” me … (foto)

Janë të shumta rastet kur personazhet e njohur të shoëbiz-it bëjnë xing me njëra-tjetrën me të njëjtën veshje.

Secili zgjedh ta kombinojë atë në mënyrën e tij, mirëpo asnjëherë nuk kanë munguar krahasimet e fansave, të cilët i kanë vënë përballë njëri-tjetrit për të krahasuar se cilit prej tyre i shkon më shumë veshja, apo cili është treguar më kreativ në kombinim. Ose në disa raste edhe se kush ka kopjuar kë.

Personazhet publike vishen nga stilistë më në zë dhe ndjekin trendet e fundit, e sigurisht kjo është arsyeja se përse ndodh shpesh që të bëjnë “xing” përtej stilit unik që kanë. Ish-konkurrentja e Për’puthen, Antonela Berisha u shfaq dje në Instagram e veshur me një set shumëngjyrësh të shkurtër, teksa bëhej gati për të nisur rrugëtimin e saj në “Top Arena”.

Mos po mendoni edhe ju se ku e keni më parë këtë veshje? Na lejoni tua rikujtojmë. Ishte moderatorja e njohur Arbana Osmani ajo që ka veshur të njëjtën gjë 5 javë më parë gjatë udhëtimit të saj në Milano. Arbana e ka shoqëruar veshjen me një nga çantat më të preferuara të momentit nga fashionistet. /News31

TE TJERA