Kryeministri Rama befason me atë që thotë për Fatos Nanon: Faleminderit babai im politik!

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në Kongresin e PS-së me një falënderim për të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite për këtë parti. Rama nuk la pa falenderuar edhe ‘babain e tij politik’ Fatos Nanon.

“Gëzuar 30 vjetorin e PS! Kjo është një ditëlindje e bukur! Është ditë e bukur, por kjo e sotmja ka veçantinë e përvjetorit të 30, por edhe shijen e fitores së sapoarritur.

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë. Faleminderit edhe njëherë të gjithë atyre që punuan fort për këtë arritje dhe shkruan një faqe kaq të veçantë në historinë e PS.

Faleminderit të gjithë që në 30 vite i dhanë frymë, energji dhe besim PS. Faleminderit që i dhatë emrin, vlerat dhe tiparet e ndryshimit.

Faleminderit liderit të parë të saj, babait tim politik që në fillim e desha, pastaj e vava. Më pas e gjeta të Rilindur në respektin dhe vëmendjen e ndërsjelltë.”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...