Dha dorëheqjen krejt papritur, ja kush e merr mandatin e deputetit në vend të Gramoz Ruçit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në fjalën e tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste të PS-së, deklaroi se nuk do ta pranonte mandatin e deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 prllit.

Partia Socialiste mori 9 mandate në qarkun e Fierit, ndaj me dorëheqjen e Ruçit, mandati do t’i kalojë Mirela Pitushit, e cila ka arritur të sigurojë më shumë vota nga kandidatët që nuk arritën të ishin në listën fituese.

Ajo ishte renditur e 11-ta në në listën e PS-së në qarkun e Fierit dhe arriti të sigurojë 3508 vota, më shumë se sa kandidatët e tjerë në listën jo fituese të PS-së.

TE TJERA

spot_img