Një burrë i shkon në lokal dhe i kërkon llogari Rovena Dilos: Kujt i dorëzohesh ti?

114

E ftuar këtë të premte në Tv Klan ka qenë këngëtarja e njohur Rovena Dilo, e cila, përveç performancave që solli në studio, ndau me publikun edhe disa histori të këngëve të saj gjatë rrugëtimin për vite në muzikë.

Rovena ka ndarë edhe momente të ndryshme që ka përjetuar me fansat e saj, disa prej të cilave i quan edhe budallallëqe.

Duhet të dish që njeriu ka vlerë vetëm sepse është me të tjerët dhe është si të tjerët. Ti asnjë gjë nuk je, pavarësisht se del në një ekran, unë bëj punën time atje. A e bëj mirë apo keq, kjo është gjë tjetër pastaj.

Pra, nëse një njeri të adhuron maksimalisht, ai e ka për efektin e famës, sepse të shikon diku ku nuk të prek dot. Kam qenë me këmbë në tokë, edhe kur kam dëgjuar budallallëqe pafund, e kam parë si një çudi që është e shkëputur nga Rovena, nuk është Rovena që ka lidhje me to.

Për shembull kanë ardhur shumë njerëz në lokal që sillnin fotografitë e tyre, ne të adhurojmë, na adhuro dhe ti, të duam. Një herë, kur nxora këngën dhe albumin “Ante”, më vinte një person, ishte burrë i rritur dhe një moment më tha ‘kam shumë ditë që kam ardhur dhe ti më ke parë’.

Unë e kisha parë se më ulej atje dhe më tha ‘si mund të thuash që dorëzohem? Kujt i dorëzohesh ti?’, më kërkoi llogari. Ai e kishte menduar shumë gabim që unë kisha thënë një titull dorëzohem. E kishte shkëputur nga konteksti im dhe e kishte marrë në kontekstin e vet.

Situatat me fansat, sicc tregoi Rovena, janë të pafundme, por ka dhe nga ata njerëz që i shkruajnë pasi dëgjojnë këngët e saj ndiejnë shumë emocione.