ISH-DEPUTETJA E PD, IZMIRA ULQINAKU: VOTA IME SHKON VETËM PËR LIDERIN EUROPIAN E FAMILJARIN MODEL QË ËSHTË LULZIM BASHA!

198

Ish-deputetja e Partisë Demokratike për Shkodrën, Izmira Ulqinaku, ka reaguar përmes një statusi në Facebook ku mohon se mbështet një nga kandidatët në garë për kreun e PDSH.

Ulqinaku shprehet se kandidatët që janë përballë Lulzim Bashës nuk punuan për fitoren e PD-së dhe se janë të sponsorizuar nga Rama për të hedhur baltë mbi mundin e sakrificën e të gjithë qendrestarëve dhe atyre që luftuan me të gjitha mënyrat përballë makinerisë së vjedhjes e blerjes së votave.

Ish-deputetja shtoi se vota e saj shkon vetëm për Lulzim Bashën që sipas Ulqinakut është njeriu i betejave dhe lideri model që i duhet Partisë Demokratike.