E do të jetë i vîrgjër? Sindi e Përputhen tregon si e do partnerin e saj, ka një kusht

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Sindi ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”. Gjatë intervistës me moderatorin Ermal Peçi, ajo u pyet nëse do donte që partneri i saj të ishte i virgjër.

“Kjo nuk do ishte mirë”, u përgjigj Sindi, teksa shtoi se do donte që partneri i saj të jetë person publik.

Ish-konkurrentja u ndal dhe të hyrja e saj në “Përputhen”. Ajo tha se nuk e tregoi virgjërinë për vëmendje mediatike, por sepse përfaqësuesit e produksionit e pyetën dhe ajo u përgjigj sinqerisht.

Ajo tha për ‘Abc e Pasdites’ se nuk e tregoi virgjërinë për të përfituar hapësirë dhe vëmendje mediatike, por sepse përfaqësues të produksionit e pyetën dhe u përgjigj sinqerisht.

“Unë zgjodha që të isha tërësisht e sinqertë. Përderisa unë shkova në një program dashurie dhe zgjodha që të jem totalisht transparente dhe me djemtë që kisha përpara po edhe me publikun”.

Ajo hodhi poshtë të gjithë mendimet se çështja e virgjërisë ishte një politikë e saj për të tërhequr vëmendjen duke nënvizuar edhe njëherë “ Unë e dija shumë mirë që nuk do merrja pikë dhe do isha më e sulmuara. Unë nuk e thashë, unë u pyeta”.

Nëse vazhdon akoma etiketimi apo persekutimi i të qenit e virgjër edhe pas programit, Sindi iu përgjigj me të qeshur se “do të vazhdoj gjithmonë mendoj, edhe pasi unë të jem martuar të kem fëmijë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...