Surprizon Olti Curri, tregon personazhin publik që duhet të jetë me patjetër në “Big Brother Vip”

107

“Big Brother VIP” ende nuk ka nisur, por ka qenë javët e fundit emisioni më i komentuar. E kur moderimi i është besuar Arbana Osmanit, nga e cila nuk ka ende një konfirmim zyrtar, kurioziteti dhe vëmendja janë zhvendosur te personazhet. Kësaj teme nuk i ka shpëtuar as Olti Curri ditën e sotme.

 

I ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalo, Olti u pyet mbi emrat e personazheve që duhet të jenë pjesë e këtij formati. E nga gjithë personat publikë në vendin tonë, Olti përmendi Riselda Sejdia.

 

“Kam një personazh specifik. Është Riselda Sejdia. Do doja ta shikoja në “Big brother VIP” sepse më pëlqen si personazh, është eksentrike, artiste, e drejtpërdrejt, ka vetbesim. Unë do isha shumë kurioz për ta parë atë 24 orë në 24 dhe duke u raportuar me të tjerët.”

 

Sa i përket personazheve që “nuk e meritojnë” të jenë pjesë e këtij formati Olti refuzoi të jepte emra duke u shprehur se çdo personazh i njohur meriton të bëhet pjesë e tij. Por, përjashtoi këtu ish-konkurrentët e Për’puthen pasi tha se vijnë nga një kategori tjetër. Ndër të tjera, gjatë intervistës së tij, Olti foli për herë të parë rreth konfliktit me Arbana Osmanin dhe komentoi faktin se moderimi i “Big Brother VIP” i është besuar asaj. /News31