Stresi “fajëson” Yuri Kim: Ambasada e SHBA më ka bllokuar Instagramin

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, iu ka shpjeguar fansave arsyen pse nuk mund t’iu kthejë dot përgjigje.

 

Përmes një videoje në “InstaStory”, ai ka treguar se shkak është bërë bllokimi i “Instagramit” nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, ndërsa shtoi se do të zhbllokohet me datë 12 të këtij muaji.

 

“Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur t’iu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12. Ambasada Amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim. Nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’iu përgjigjem”, tha Stresi.

 

Arsyeja se përse reperit iu është bllokuar Instagrami nuk bëhet e ditur.

 

Ai ndodhet prej muajsh në Mbretërinë e Bashkuar, pasi është shpallur në kërkim nga policia pas protestave për ngjarjen e Klodian Rashës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...