Sindi përballet me deklaratën e Locos, ç’po ndodh me ta? 1.000 euro një reklamë?

Sindi Loci dhe Loco janë dy personazhet e Përputhen që janë shprehur të dy jashtë programit se vazhdojnë të ndjejnë një simpati për njeri tjetrin.

Të dy në intervistat eksluzive dhënë për ‘Abc e pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi e kanë shprehur këtë gjë. Loco një muaj më parë, ndërsa Sindi gjatë intervistës së sotme.

Ermali e pyet nëse janë në komunikim me njeri tjetrin apo dhe se kanë menduar të takohen.

“Kohët e fundit ai ka qenë shumë i zënë me angazhimet dhe bizneset e tij, ndërsa unë kam qenë e zënë nga ana tjetër me angazhimet e mia. Nuk kemi pasur kohën që të dy që të caktojmë një moment që të takohemi. Nuk di të them tamam, tamam… nuk di statusin e Locos. Nëse është beqar pse jo takohemi”.

Në profilin e saj në Instagram disa foto me fustan nusërie kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe të ndjekësve, duke supozuar një ceremoni sekrete të Sindit. Kjo e fundit shpjegoi se: Nuk jam martuar, ishte nje fotosesion dhe kaq.

Po si e do partnerin e jetës? Nga një intervistë me Ermalin, enkas për këtë mësuam disa gjera! Partnerin e saj nuk e do as të virgjër dhe as person publik, por nuk e heq mundësinë që të jetë artist.

A paguhet ajo 1.000 euro për një reklamë në Instagram? Sindi sqaron të vërtetën, të cilën e zbuloni në videot tona në Youtube.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...