Pak javë pasi u shpall non-grata, Shkëlzen Berisha merr vendimin final për martesën e tij?!

281

Pak javë më parë DASH me në krye Antony Blinken konfirmuan se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën non-grata dhe tashmë janë në listën e zezë të amerikanëve.

Lidhur me këtë vendim kemi patur edhe një reagim nga blogerja Armina Mevlani e cila është partnerja e djalit e Sali Berishës, Shkëlzenit i cili prej kohësh po planifikonte dasmën e tij. Armina tha se këto ditë të vështira për ta do të kalojnë dhe gjithçka pritet t’i kthehet normalitetit.

Por, ditët e fundit të gjithë po dyshojnë se pask kësaj goditjeje, Shkëlzen Berisha i ka dhënë fund lidhjes së tij disa vjeçare me Arminën duke anulluar kështu edhe dasmën e tyre.

Duket se këto janë vetëm aludime pasi, menjëherë pasi u bënë publike këto lajme ajo publikoi një foto të një buqete të madhe me lule që Shkëlzeni i kishte bërë për ditëlindje.