Kanë filluar t’i zverdhen gjethet, çfarë po paralajmëron Artan Hoxha?

162

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka reaguar në lidhje me urdhrin ekzekutiv të miratuar nga presidenti Joe Biden, i cili parashikon sanksione ndaj personave të përfshirë në aktivitete destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

 

Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha ironizon politikanët shqiptarë, ndërsa shkruan se “Xhaxha Semi ka nje “ves” te keq, para se te fus ne rreth te kuq, te than burimet financiare, qe te mos kesh mundesi te sillesh verdalle.

 

Me pas te izolon nga burimet njerezore dhe po iu desh, te “avullon” dhe burimet ujore… Ne fund te fundit prandaj quhet perandoria e koheve moderne…”. Më tej, Artan Hoxha shigjeton edh eish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall non-grata nga SHBA. “Mire qe te fusin ne listen e zeze “non grata”, por te lene dhe avokatin

 

Maître Claude Benjamin Mizrahi, pa i paguar faturen. Prandaj “banore” te Gjirit te Lalzit, kujdes rrenjet e ullirit treqindvjeçar ne bahçe!!! Kane filluar ti zverdhen gjethet!!! Pasi germoni afer rrenjeve te tij, mos harroni ta vadisni me uje…. Kampionati vazhdon…”-shkruan Artan Hoxha.