I këputi këmbën 30 vjeçares shtatzënë sot në Tiranë, 19-vjeçari është djali i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit

397

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një makinë përplasi një këmbësore, e cila po qëndronte në trotuar.

Burime për medie bëjnë me dije se autori i aksidentit është 19 vjeçari Jehon Breçani, i cili është djali i Erzen Breçanit, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.

Nga përplasja, 30 vjeçarja e plagosur, e cila është edhe shtatzënë humbi njërën këmbë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa adoleshenti u shoqërua në komisariat.