E tmerrshme/ Me shpejtësi rrufe në trotuar, “Benz”-i i këputi këmbën, vajza rëndë në spital

ABC mëson detaje të reja nga aksidenti i frikshëm që ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Kinostudios në Tiranë,

ku një “Benz” luksoz me targa AA 888 XX i drejtuar nga një adoleshent 19-vjeç me inicialet J. B. doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë duke përplasur një vajzë, që po ecte në trotuar. ABC siguroi pamjet e aksidentit të frikshëm.

Sipas burimeve nga spitali, vajza rreth të 30-ve ka humbur njërën nga këmbët nga goditja e “Benz”-it që e mori përpara me shpejtësi rrufe. Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raporton se e plagosura është futur në sallën e operacionit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Pasi aksidentoi vajzën, makina e drejtuar nga i riu që nuk kishte konsumuar alkool mori përpara çfarë i doli duke u përplasur me një zyrë noterie dhe këputur një pemë. Të terrorizuar dhe me duart në kokë nga ajo që u panë sytë, qytetarët shprehen se “vajza ishte në rrugën e vet dhe tani mbeti pa këmbë e shkreta”.

Kalimtarët e rastit i dhanë ndihmën e parë të plagosurës, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe sipas policisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...