Çfarë ndodhi mes tij dhe Arbana Osmanit? Olti Curri tregon më në fund të vërtetën

Arbana Osmani dhe Olti Curri janë dy figura simbol të “Big Brother” në vendin tonë. Kjo pasi për vite me radhë atyre u janë besuar dy role shumë të rëndësishme të këtij formati, respektivisht roli i moderatores dhe ai i opinionistit në “Big brother Fans’ Club”.

 

Mirëpo, gjatë kohës kur ky reality shoë transmetohej në vendin tonë, u tha në media se Olti nuk u zgjodh opinionist në “Big brother”, pra gjatë të shtunës kur transmetohej emisioni, pasi ka patur një konflikt mes tij dhe Arbanës. Dy protagonistët nuk kanë folur asnjëherë rreth këtyre zërave, e vetëm ditën e sotme Olti ka sqaruar një herë e mirë se çfarë ka ndodhur mes tyre. I ftuar në “Pardon my french” në Top Albania Radio me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalo, Olti tregoi:

 

“Unë nuk kam folur personalisht me Arbanën për këtë çështje. Në periudhën kur ishte Rezart Aga autor, më tha: “Të kam propozuar për të shtunën në darkë, por nuk pranon Arbana Osmani.” Dhe unë kam diçka se nuk pyes pse nuk më do apo si është e vërteta. Unë flas me Arbanën nuk e di pse nuk e kam pyetur.

 

E lashë atë sepse kisha bërë dy edicione në “Fans’ club” dhe çdo gjë po shkonte shumë mirë. Më pas më erdhi ftesa edhe nga presidentja e televizionit, Vjollca Hoxha, por unë vazhdova të qëndroj në “Fans’ Club” mes shumë falenderimeve. Vendosa të mbetem aty dhe t’i jem besnik atij emisioni.”

 

I pyetur nga Jonida se çfarë mendimi ka për faktin se drejtimi i “Big brother VIP” i është besuar Arbanës, ndonëse nuk ka ende një konfirmim zyrtar prej saj, Olti shprehu vlerësimet maksimale.

 

“Shumë mirë! Është shumë mirë Arbana! I përshtatet më shumë këtij formati se Luanës(që u përfol gjatë në media se mund të prezantonte këtë format). “Big brother” do dikë që ka kaluar personazhet e njohur, ka bërë intervista, njeh situatat familjare. Aq më pak “Big brother VIP” që është shumë më i vështirë sepse VIP-at e njohin fuqinë e medias dhe personazhit. Kështu që Arbana është OK.” /News31

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...