Sali Berisha ka gisht në zgjedhjet e 13 qershorit, flet Jorida Tabaku pas takimit privat me të

297

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 13 qershorit nga ku do të vendoset se kush do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike.

Gjithashtu përflitet për impaktin që ka Berisha brenda selisë blu dhe po ashtu mbi zgjedhjet e kësaj date. Mbi këtë çështje ka reaguar deputetja Jorida Tabaku e cila pas një takimi privat me Berishën ka treguar se sa gisht ka ish-kryeministri lidhur me këtë ngjarje.

Ajo shpjegoi se ashtu sikundër ka konfirmuar vetë Berisha ai nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë në këto zgjedhje.

“Ju e keni dëgjuar vetë z. Berisha. z. Berisha është figurë kryesore e PD dhe nuk ka asnjë dyshim që mendim i tij ka shumë rendësi edhe për anëtarësinë. Një fjalë e tij mund të ndryshojë disa gjëra.

Ai e ka thënë vetë publikisht se nuk ka qenë i përfshirë. Unë të jap edhe shembullin tim personal që kam shkuar për t’u këshilluar për diçka dhe më ka thënë se nuk di të të orientojë se nuk jam vendimmarrës në PD”, tha ajo për Euro Neës Albania.