Pas largimit të bujshëm nga Digitalb, zbulohet ekrani i ri ku do ta shohim tani Shakohoxhën

Para pak kohësh, komentatori dhe gazetari i njohur Dritan Shakohoxha, është larguar nga Supersport, kanali ku e shihnim prej vitesh.

Ndonëse asokohe u shpreh se do të hiqte dorë nga televizioni, duket se tashmë ka ndërruar mendje.

Burime ekskluzive për Kryefjala.com kanë zbuluar se Shakohoxha do të rikthehet në RTSH, në shtëpinë e vjetër, aty ku ka nisur karrierën e tij.

Ai do të komentojë për një muaj ndeshje të Kampionatit Europian të Futbollit dhe më pas mbetet për t’u parë nëse do të vazhdojë sërish në RTSH apo do të largohet nga ekrani.

Rikujtojmë se puna e parë e Shakohoxhës ka qenë pikërisht në këtë televizion ku ka qëndruar vetëm 6 muaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...