Habit Jenishehri: Unë dhe Kujtim Gjuzi do t’u dalim për zot nipërve dhe mbesave pensionistë

Deputeti Selami Jenishehri habiti me deklaratat e tij në Kuvend teksa nxori një tjetër tezë për të mbështetur shkarkimin e presidentit duke deklaruar se ai shkeli kushtetutën duke mos shtyrë zgjedhjet. Jenishehri tha se Meta u mohoi të drejtën e votës emigrantëve. Ai bëri edhe një gafë të radhës kur tha se bashkë me Kujtim Gjuzin do u dalin për Zot “nipërve dhe mbesave pensionistë”.

“Sipas meje ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës si garant i saj që është. Presidenti në fund të prillit 2021 është vënë në dijeni nga unë se nga ana e KQZ nuk është kryer detyrimi ligjor për zbatimin e kodit zgjedhor se nuk mund të votojnë 1 milion e 700 mijë emigrantë. Presidenti duhet të firmoste dekretin e shtyrjes së zgjedhjeve duke mos qenë kështu garant i kushtetutës. Presidenti me dashje e ka lejuar KQZ të gabojë në zbatim të kodit zgjedhor.

Presidenti u ka mohuar të drejtën për të votuar emigrantëve. Koalicioni i Kujtim Gjuzit i është drejtuar KQZ për të mos sjellë pasoja të tilla dhe është anashkaluar. Ne do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese, ne koalicioni jonë me drejtuesin tonë Kujtim Gjuzi.

Do i dalim zot nipave dhe mbesave tona pensionistë që u është mohuar e drejta për të votuar. Emigrantët janë bijtë tanë dhe nuk i kemi lënë të votojnë duke u mohuar të drejtën kushtetuese. Pensionistëve u është blerë vota. Janë baballarët tanë që na ka pru në këtë botë. Kanë punuar në kazëm dhe kanë katërdhjetë mijë lekë pension”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...