“Është Kosova, është Shqipëria”, këngëtari grek këndon hitin që e di çdo shqiptar i vogël e i madh (video)

Mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” në Top Channel, ishte i ftuar këngëtari i njohur, Devis Xherahu. Ai foli për këngën e tij më të fundit, “Ti o ëngjëll”, e cila e bëri bashkë me këngëtarin e njohur grek, Panos Psaltis.

 

Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe jo vetëm, duke marrë kështu shumë klikime në kanalin e “Youtube”. Xherahu ka zbuluar se ka qenë duke udhëtuar me makinë kur ka dëgjuar këngën e Panos, “Aggele mou”, kur i ka ardhur ideja që ta bënte nga greqisht në shqip.

 

“Mora në telefon Panos dhe i thashë dëgjo këngën. Ai tha nuk është ndonjë gjë e re. I thashë se nuk është e re, por ende dëgjohet në Shqipëri, e pse mos ta kthejmë në shqip. Pastaj mora edhe Jorgo Papingjin, i cili brenda pak orësh e bëri këngën”, tregoi Devisi.

 

E teksa po këndonte këngën, në studio hyri edhe këngëtari i njohur grek dhe iu bashkua Xherahut e dy moderatorëve të njohur, Orit dhe Islit. Madje Panos këndoi edhe në gjuhën shqipe: “Xhamadani vija-vija, është Kosova, është Shqipëria”.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...