Dekorata nga Presidenti Mattarella: Puna dhe vlerat e Altin Prengës urë lidhëse e fortë dhe e bukur mes Italisë dhe Shqipërisë

Puna dhe vetëm puna ka sjellë suksesin e Mrizit të Zanave dhe të familjes Prenga, që të gjithë i njohim e krenohemi, ku çdokush çon që të nderohet një mik të huaj, apo feston duke shijuar ndërthurjen e traditës shqiptare, me ekselencën italiane.

Altin Prenga mori dekoratën e Kavalierit te Yllit të Italisë të akorduar nga Presidenti italian Sergio Mattarella për persona me kontribut të veçantë që lidhin dy vende mike. Kontributin e Altin Prengës, babait dhe vëllait të tij, bashkëshortes dhe gjithë familjes, e kemi ndjekur, e njohim, e kemi bërë të ditur nëpër media,

e kemi provuar dhe e admirojmë të gjithë, ashtu siç njohim edhe mirënjohjen e tij për ata që e kanë ndihmuar, sidomos për mikriptjen në vendin fqinj, ku si emigrant nisi të mësojë e të marrë zanatin. Atë zanat, që siç Altini e deklaroi ai, italianët ta japin me përkushtim dhe zemërgjerësi.

Shumë djem dhe vajza si Altini, janë bërë një urë magjike që lidhin Italinë dhe Shqipërinë, dikush hap një piceri, dikush një restorant, një tjetër një furrë buke, të tjerë një agriturizëm, apo mbjellin një vresht, hapin një kantinë etj. etj.

Janë të pafundme ekselencat që kemi mësuar nga ata që ndonjëherë i quajmë me tallje “breshkaxhi”, por fqinjët tanë të mirë asjëherë nuk u mërzitën, siç nuk mërziten njerëzit e punës, pasi nuk kanë kohë ta bëjnë një gjë të tillë.

Në Shqipëri dhe në Itali, takon në çdo cep njerëz që kanë marrë më të mirën mes dy vendeve: puna dhe përkushtimi, më kryesoret, pastaj talenti e respekti, bëjnë pjesën tjetër të suksesit.

Dekorata e Presidentit Mattarella, iu dorëzua Altinit gjatë një mbrëmje të bukur mes miqsh nga Ambasadori Fabrizio Bucci në Rezidencën e Ambasadës Italiane në Tiranë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...