Bllokimi i pasurive nga Joe Biden/ Artan Hoxha thumbon Berishën: Banorë të Gjirit të Lalëzit kujdes…

294

Një urdhër ekzekutiv i Presidentit Joe Biden për bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor,

përfshin tashmë edhe Shqipërinë dhe zgjeron objektin e saj, duke përfshirë personat që kryejnë korrupsion dhe minojnë institucionet demokratike ka shkaktuar debate të forta në Shqipëri.

Ky vendim i presidentit amerikan vjen në një kohë kur DASH shpalli si person “Non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Ky vendim është komentuar dhe nga gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha. Ai thekson se SHBA ka një ves të keq se veç shpalljes si person i padëshirueshëm të than edhe burimet financiare.

“Xhaxha Semi ka një “ves” te keq, para se të fusë në rreth të kuq, të than burimet financiare, që të mos kesh mundësi të sillesh vërdallë. Me pas të izolon nga burimet njerëzorë dhe po iu desh, të “avullon” dhe burimet ujore…

Në fund te fundit prandaj quhet perandoria e kohëve moderne… Mirë që të fusin në listën e zezë “non grata”, por të lenë dhe avokatin Maître Claude Benjamin Mizrahi, pa i paguar faturën. Prandaj “banorë” të Gjirit të Lalzit, kujdes rrënjët e ullirit treqindvjeçar në bahçe!!! Kanë filluar t’i zverdhen gjethet!!! Pasi gërmoni afër rrënjëve të tij, mos harroni ta vadisni me ujë…. Kampionati vazhdon…”, shkruan Artan Hoxha në rrjetet sociale.