U përfol se ishte ndarë nga djali i Sali Berishës, por ja çfarë bën kësaj rradhe Armina Mevlani…

120

Pas super festës së Armina Mevlanit menjëherë filluan dyshimet se mes saj dhe Shkëlzen Berishës ka patur një “krisje”. Do të thoni ju nga filluan të gjithë këto spekulime?!

Epo, në super festën e organizuar mungesa e Shkëlzenit u vu re nga të gjithë edhe në “Instagramin” e tij postimi i urimit si çdo vit tjetër mungoi, mjaftuan këto dy fakte dhe ndjekësit menjëherë dolën në përfundimin se çifti janë ndarë.

Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe sapo i mbërritën në vesh këto “thashetheme” Armina reagoi. Përmes një postimi ajo ka treguar buqetat gjigande që ka marrë për ditëlindje dhe një prej tyre është nga Shkëlzeni.

“Jam mirënjohëse për miqtë, familjen, dashurinë time që më dhuruan këto lule e që më bënë të ndihem e bekuar”, shkruan Armina. Pra, qetësohuni mes çiftit gjithçka shkon “vaj” dhe këtë vit Shkëlzeni ka preferuar ta urojë partneren e tij në privat.