Pse nuk largohet Basha nga selia blu, Blendi Fevziu “nxjerr arsyen…”

186

Ditën e djeshme, gazetari i njohur Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ndër të tjera ka folur rreth ngjarjeve më të fundit rreth Partisë Demokratike.

Ai është shprehur në lidhje me mosdorëheqjen e Bashës nga posti i kryetarit të PD-së, duke e komentuar atë si një vendim personal të këtij të fundit. Fevziu e komentoi situatën e selisë blu si një çështje mjaft të rëndësishme dhe shprehet se ka pasur mjaft goditje të forta kundrejt Partisë Demikratike.

Problemi sipas Fevziut është pikërisht tentativa e njerëzve për të komanduar “gjënë e vogël” (partinë), se sa të hapen dhe të konkurrojnë. Ndër të tjera, ai shprehet: “Pas 30 vitesh kemi mbetur akoma te Dashamir Shehu.

Që do të thotë se ata njerëz besojnë ende te e djathta, të gjithë duhen ftuar për të kontribuar sepse nuk ka asgjë të mirë kur mbyllesh. Kjo nuk po ndodh”.

Gjatë analizës së tij Blendi Fevziu është ndalur edhe tek marrëdhëniet që kanë bizesmeët me politikanët, duke u shrehur se ata kanë lidhje me të gjitha partitë dhe kjo gjë shton entuziazmin brenda tyre. “Njerëzit e biznesit mbajnë raporte me të gjithë. Nuk ka biznesmenë që deklarohen pro njërit apo tjetrit.”