Pas lidhjeve të shumëpërfolura me Borën dhe Aleksia Peleshin, binjakët Donald dhe Romeo zbulojnë pak nga surpriza e tyre e fundit

Vëllezërit vlonjatë Veshaj janë tashmë kryefjala e mediave rozë. Ata komentohen shumë për çdo dalje publike, por edhe për jetën private.

Së fundmi, Romeo po përflitet për lidhjen e dashurisë me vajzën e Niko Peleshit, me të cilën thuhet se edhe ka nisur bashkëjetesën.

Ndërsa Donaldi është ‘single’ pasi i ka dhënë fund marrëdhënies me moderatoren e njohur Bora Zemani.

Mirëpo, vëllezërit i kanë surprizuar të gjithë pasi mesa duket kanë vendosur t’i futen muzikës.

Ata kanë publikuar promon e videoklipit të tyre të parë që është realizuar padyshim në Vlorë.

“Shume shpejt, me shume dashuri!❤️ ?”, ka shkruar Donaldi.

“Qëndroni gati për diçka të mrekullueshme”, ka shkruar Romeo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...