Fatbardh Kadilli tregon hapur lidhjen mes Ramës dhe Bashës, ja kush përfiton

116

I ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “PolitikON”, kandidati për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, foli pa doreza.

Ai u shpreh se më parë i ka thënë Berishës që nëse nuk i fiton zgjedhjet do ta kishte atë përballë si konkurrent dhe tashmë ja ku janë. Nga ana tjetër ai shtoi se ekzistenca e një personi si Lulzim Basha në krye të kësa partie, është diçka që i duhet Edi Ramës për përfitimet e tij politike.

“Unë i kam thënë Bashës, fito dhe je i lirë me ne. I kam thënë se nëse humbet do të më këtë përballë dhe ja ku me ka. Sepse për 8 vite sakrificat e demokratëve janë shkelur me këmbë nga një qëndrim egoist dhe personal, duke parë vetëm dobinë e tij.

Ai i vetmi është që thotë se nuk kemi humbur, kur jemi në opozitë, përveç Bashës që thotë se ka fituar. Basha është në një mjerim shpirtëror, se mjerimin politik na e ka lënë ne.

Ai është një njeri që e gëzon Ramën me ekzistencën e tij në krye të PD-së. Rama është i lumtur që sepse e ka mundur sa herë ka dashur dhe e ka shfrytëzuar paaftësinë e tij ulëritëse për të ndalur shkuarin e Ramës drejt pushtetit absolut.”, u shpreh Kadilli.