Reja sërish bëhet viral, e hedhin dhe e rrëzojnë në stol

73

Sërish në tokë. Edoardo Reja rrëzohet edhe nga një lojtar i Çekisë, pasi kishte ndodhur edhe në sfidën e kaluar me Uellsin.

Në atë duel ishte Manaj që u shty nga një kundërshtar dhe më pas lushnjari përfundoi duke shtyrë teknikun italian.

Sonte një prej lojtarëve të Çekisë e shtyu lehtë Rejën, i cili përfundoi i shtrirë dhe pati tension në fushë nga stafi i Shqipërisë dhe lojtarët.