Çfarë do të ndodhë me shkarkimin e Ilir Metës, Artan Hoxha bën deklaratën befasuese dhe tregon …

264

Analisti i mirënjohur Artan Hoxha ka bërë sot një deklaratë të papritur sa i përket çështjes së shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese do të jetë nën presion pasi përfundimet e nxjerra nga Kuvendi dhe drejtuar tyre nuk duhet të merren parasysh.

“Gjykata kushtetuese do të jetë në një presion të madh, me mazhorancën fitimtare në të gjitha mjetet e paligjshme apo të ligjshme përballë presidentit. Do të shohim nëse kjo gjykatë do të marrë një vendim të mençur dhe kushtetues apo do të dorëzohet ndaj presionit të pushtetit.

Besoj se konkluzionet e parlamentit karagjoz në një periudhë karagjoze nuk duhen marrë parasysh. Ky parlament karagjoz nuk kupton gjënë më elementare. Zoti Meta ka bërë shumë mirë që nuk ka shkuar”- u shpreh analisti Artan Hoxha për Fax Neës.