Ambasadorja Kim zuri shoqe, ajo tregon si lindi miqësia speciale mes saj dhe Ermira Babaliut

100

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar Pogradecin dhe vizitën e saj e përmbylli buzë liqenit duke shijuar live muzikën e Ermira Babaliut. Mes kësaj të fundit dhe ambasadores ekziston një miqësi speciale të cilën Kim, e ka zbuluar si nisi.

 

“Si nisi dhe si po shkon… Ermira Babaliu dhe unë u takuam duke ndërruar avionët në aeroportin e Frankfurtit, shkurtin e vitit që shkoi. Na shkoi aq mirë biseda ato 5 minuta saqë i premtuam njëra-tjetrës të takoheshim në Pogradec, muajin pasardhës, por karantina na i prishi planet.

 

Pas më shumë se një viti, jemi më në fund bashkë, në Pogradec. E mbajtëm premtimin. Për pak orë, Ermira do këndojë “Kali i Bardhë” dhe shumë hite të tjera dhe unë do jem aty për ta duartrokitur. Mira më tregoi pak nga performanca teksa qëndronim pranë liqenit”, shkruan Yuri, krah fotove dhe një videoje.