Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani në krizë? Detaji që nuk iu shpëtoi fansave të bën të dyshosh

Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, ka festuar dje 30-vjetorin e saj të lindjes me një super festë që do ta mbajë mend gjatë. Ajo ka ftuar miqtë më specialë në një festë “Under the sea” (nëndet) dhe është veshur si një sirenë, duke shkëlqyer nga koka tek këmbët.

Sigurisht, në rrjete sociale s’mund të mungonin pamjet nga festa e paharrueshme e 30-vjetorit, mes muzikës, shkëlqimit të xixave të fustaneve, pijeve të mira e miqve të çmuar, ku u vu re mungesa e partnerit të saj, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenit.

Po ashtu, u vu re se ndryshe nga vitet e tjera, kësaj here mungoi dedikimi i tij për blogeren në rrjetet sociale, gjë që ka ngritur dyshimet për një krisje në marrëdhënien e çiftit.

Megjithatë ai nuk i ka fshirë nga rrjetet e tij sociale fotot me blogeren. Mbetet për t’u parë nëse mes çiftit ka krisje, apo Shkëzeni ka vendosur që ta urojë privatisht këtë herë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...