“Po bëhem kokë turku…”/ Enkeleda Kapedani qan para anëtarëve të KLGJ-së: Jap dorëheqjen

186

Enkeleda Kapedani ka dorëzuar dorëheqjen si zv.kryetare e Gjykatës së Elbasanit.

Ajo ka deklaruar në Këshillin e Lartë Gjyqësor se prej 7 vitesh në detyrën e gjyqtares nuk është proceduar asnjë herë, ndërsa shtoi se po bëhet “kokë turku” nga persona që nuk i kanë arritur qëllimet e tyre.

“Nëse unë jam druri i shkelur në drejtësi, pse nuk janë gjetur shkelje në dosje, nuk janë gjetur se jam e përgjegjshme prandaj u deshën videot jashtë për të më shkatërruar karrierën. 

E vërteta do të dalë në dritë, unë jam kokë turku që nëpërmjet meje nuk arritën qëllimet e mija, i kërkojë ILD që të zhvishet nga emocionet nga opinioni publik. Mos lejoni që klikimet të sakrifikojë një gjyqtare që ka dhënë jetën për këtë profesion.”