Plas gallata/ ‘Berisha ka ndërtuar pa leje’, rrjeti tallet keq me Erion Braçen, ja foto që nxjerrin

395

Zv.kryeministri Erion Braçe është vënë në lojë së fundmi në rrjetet sociale.

Kjo ka ndodhur në të njëjtën kohë kur IKMT ka nisur aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdet, pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama.

Konkretisht, një qytetar i ka shkruar Braçes se ka zbuluar një ‘ndërtim pa leje’ te Gjiri i Lalzit të cilin e ka bërë Sali Berisha.

Dhe numri i dy i qeverisë, i entuziazmuar që e kapi ish-kryeministrin ‘mat’, bie në grackë dhe i kërkon fotografi.

Ajo që i vjen është një kështjellë në rërën në bregut të detit. Kaq ka mjaftuar, që rrjeti të shpërthejë menjëherë në tallje!