Pas shaplljes “Non Grata” nusja e familjes Berisha shfaqet duke festuar ditëlindjen “nën ujë” …

213

Blogerja e njohur Armina Mevlani festoi ditëlindjen. Për të gjithë kuriozët, Armina ka lindur në 06 qershor të vitit 1991 dhe ka mbushur 30 vjeç.

 

E në këtë ditë speciale është përkëdhelur në forma nga më të ndryshmet, teksa miqtë dhe familjarët e saj e kanë uruar në rrjete sociale me dedikimet më të bukura. Blogerja ka treguar në llogarinë e saj në “Instagram” se ka marrë shumë dhurata ku kanë dominuar buqetat e mëdha me lule.

 

Gjithmonë, Armina sjell një ditëlindje ndryshe ku e feston mes miqsh dhe familjarëve dhe këtë vit kishte zgjedhur si tematikë jetën nënujore, ku sigurisht ajo ishte sirena e mbrëmjes.

 

E veshur me një fustan të ngushtë, gri me gurë, blogerja shkëlqen e tëra. Duket se ajo e ka shijuar në maksimum festën e saj, ku kanë qenë të pranishëm familjarë e miq të shumtë. Më poshtë janë disa nga pamjet e festës së saj, që ajo ka ndarë me fansat në rrjetet sociale: