Pas Kurtit, edhe Konjufca i ngatërron emrin PD-së, Basha ndërhyn direkt me shpejtësi (VIDEO)

106

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë deklaratës për shtyp që po mbante me Kryedemokratin Lulzim Basha ka ngatërruar Partinë Demokratike të Shqipërisë me Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një moment gjatë fjalës së tij, Konjufca tha se “Më gëzoi shumë fakti që qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës”, ndërkohë që më pas ndërhyri Basha, i cili tha “të Shqipërisë”.

Ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që politikanët nga Kosova e ngatërrojnë PD-në me PDK-në. Këtë gjë më parë e ka bërë edhe Kryeministri Albin Kurti, teksa po zhvillonte një takim në Gjirokastër para zgjedhjeve të 25 prillit.