Mbështeti Agron Shehajn/ Stresi ndërron mendje pasi merr telefonatën urgjente: Kryetar është vetëm… (video)

385

Një telefonatë urgjente nga Tiranë ka bërë që Stresi, në Angli, të dalë me një reagim për të hedhur poshtë mbështetjen e tij për Agron Shehaj.

Stresi shprehet se është telefonuar nga babai i tij, Sali Lushaj, ish bodyguard i Sali Berishës, ku thotë se ka reaguar i alarmuar pasi ka lexuar lajmet se po mbështet Agron Shehajn.

Stresi në video shprehet se ai ka respekt të madhe për Agron Shehaj dhe se ka mbështetur çdo kandidat në zgjedhje, por se kryetar i PD-së është vetëm Lulzim Basha .

“Më ka marrë gjithë shtëpia në telefon Arkimed ca ke bo, ‘s’kam bo gjo mor bab’. Jo se lexoj portalet se po mbështet zotin Shehaj për zgjedhjet në PD.

Jo mor bab unë i kam mbështetur të gjithë kandidat gjatë fushatës, por PD do të ketë vetëm dhe të vetmin Lulzim Basha dhe i them mediave të mos shpifin se kurrë se kam thënë atë. Kam shumë respekt për Agron Shehajn, por kryetar i PD është Lulzim Basha”, shprehet Stresi në video.