Fifit i “ikën truri” nga ajo çfarë pa: Muzika e këngëtarëve është virus!

129

Prej disa ditësh në vendin tonë, në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, po mbahet “Unum Festival”, i njohur ndryshe si festivali i muzikës elektronike.

Duke qenë se prej një viti të rinjve shqiptarë u kishin munguar festat për shkak të mbylljes nga Covid-19, me vrap kanë nxituar drejt Shëngjinit.

Nga videot e publikuara është vënë re se “Unum Festival”,nuk ka pasur asnjë lloj mase për mbrojtjen nga koronavirus.

Të gjithë të pranishmit shihen pa maska mbrojtëse dhe ngjitur me njëri-tjetrin, duke mos respektuar aspak dinstancimin social.

Këto pamje kanë shqetësuar edhe Fifin, e cila ka reaguar mjaft e revoltuar që festival të tilla lejohen, ndërsa koncertet ku mund të këndojnë artistët konsiderohen si të rrezikshëm, kur në fakt nuk ka asnjë lloj ndryshimi.

“Ndërkohë në Shëngjin festival me 10 mijë vetë… fajer. Ideja u kuptu. Ideja është që të ndalohen koncertet e festivalet me këngëtarë se ne dhe muzika jonë jemi virus… e kuptova”, ka shkruar Fifi, teksa ka publikuar videot nga festivali.