Zef Hila “mund” Ramën në Gjykatë Kushtetuese, shfuqizohet …

115

Gjykata Kushtetuse ka rrëzuar vendimin e korrikut të vitit 2019, të Kryeministrit Edi Rama, kur shkarkoi Zef Hilën, nga posti i kryebashkiakut të Vau i Dejes.

Vendimi i Kryeministrit, u ndërmor pas protestave për pengimin e mbajtjes së zgjedhjeve të njëanshme vendore dhe djegies së materialeve zgjedhore në KZAZ e kësaj njësie vendore.

Gjykata Kushtëtuese, në vendimin e arsyetuar thotë se shkarkimi dhe procedura emergjente e përdorur nga Këshilli i ministrave nuk ka bazë e as arsye.