U nda nga futbollisti shqiptar me famë botërore se nuk ishte gjë në shtrat, modelja shqiptare …

402

Modelja e njohur shqiptare, Erjona Sulejmani disa vite më parë pushtoi mediat për ndarjen e saj të bujshme nga futbollisti Blerim Xhemaili.

Ajo hodhi një lumë akuzash ndaj ish-partnerit të saj pas ndarjes. Arriti deri aty sa tha se Blerimi nuk e kënaqte në shtrat dhe u shpreh e sigurt se çdo partnere futbollisti e kishte një problem të tillë.

Mirëpo mësohet se Erjona ka vazhduar jetën e saj, megjithatë ndjekësit në Instagram e pyesin vazhdimisht për Blerimin, me të cilin ka edhe një djalë.

Tashmë, Erjona është në krahët e protagonistit të “Uomini e donne”, Alessandro Basciano. Dyshja ka nisur një romancë e cila ka marrë jo pak vëmendje nga mediat italiane, të cilat gjithashtu kanë deklaruar se çifti është fejuar.

Për të pohuar këto lajme, Erjona dhe Alessandro ndanë foto seksi nga pushimet së bashku, duke konfirmuar për të gjithë kuriozët fejesën e tyre.

Këto ditë, Erjona dhe Alessandro janë me pushime në Pulia, mes diellit, detit dhe ushqimit të mirë, dhe këto pushime ishin rasti më i mirë për të deklaruar fejesën. Alessandro, 32 vjeç, është gjithashtu baba i një djali 5-vjeçar, Nicolò, nga lidhja me Clementina Deriu.