Tradhëton gruan me shefen suedeze. Doja të integrohesha…

86

Kastrioti dhe Imelda janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” ku tregojnë problemet që kanë mes tyre.

 

Kastrioti shprehet se Imelda ia ka mbyllur derën e shtëpisë dhe nuk e lejon të hyjë më brenda. Kjo situatë ka nisur gati para një viti dhe akoma nuk kanë gjetur një zgjidhje. Kanë 12 vite martesë dhe 5 vite kanë jetuar në Suedi.

 

Kastrioti do që të rikthehet me Imeldën dhe vajzat dhe të jetojnë të lumtur, por Imelda nuk e pranon një gjë të tillë dhe e quan rrugaç, sepse e ka tradhtuar me shefen e tij suedeze për një kohë shumë të gjatë.