Sara Hoxha e shqetësuar me atë çfarë bëri me vajzën e saj: Nuk do të ndodhë kurrë më

112

Edhe pse ka vetëm pak muaj që është bërë nënë, Sara Hoxha po përballet me sfida të ndryshme.

Ditën e djeshme, ajo ka ndarë një foto në makinë ku shihet Poem Blu, në ulësen e saj në sedijen e përparme. Mirëpo, fansat e kanë kritikuar dhe këshilluar mos ta bëjë më diçka të tillë sepse kjo është e rrezikshme. Edhe sigurisht Sara i ka dëgjuar këshillat e tyre.

Përmes një postimi, ajo ka treguar se këtë e parë shpesh në Gjermani, prandaj ka menduar se nuk ka asnjë gabim dhe thotë se diçka e tillë nuk do ndodhë më.

“Po lexoj disa mesazhe se kjo nuk është e sigurt! Të jem e sinqertë nuk e dija dhe nuk mendova të informohesha pasi kam parë shoqet e mia në Gjermani ta bëjnë dhe e mora për të mirëqenë. Tani që po lexoj këto falënderoj Zotin që nuk ndodhi asgjë dhe kjo nuk do të ndodhë më kurrë!”, ka shkruar Sara.