Ronela Hajati tregon personin e vetëm që rron brenda saj, të tjerëve iu ka thënë…

Ronela Hajati për disa vite me radhë jetoi një histori të bukur dashurie me Young Zerkën, edhe pse fjlaët e thëna lart e poshtë për lidhjen e tyre nuk u konfirmuan kurrë.

Megjithatë dedikimet që ata bënin për njëri-tjetrin në intervista dhe afrimiteti që shfaqnin tregonte shumë. Mirëpo pas shumë vitesh papritur marrëdhënia e tyre mori fund dhe tashmë ata ndjekin rrugë të ndara.

Edhe pse Ronela ka pranuar se është e lumtur dhe beqare, ngacmimet ndaj saj për Young Zerkën nuk kanë fund. Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Soiree” për të folur për albumin e ri “Rron-Ela”, ku nuk munguan as pyetjet me spec në lidhje me Zerkën. Nga përgjigjet e saj, Ronela la të kupohet se mes tyre gjithçka ka marrë fund një herë e mirë dhe se ajo e ka harruar përgjithmonë ish-in.

Rea Nuhu: Edhe pse jeni ndarë, ai rron ende brenda teje sepse…?

Ronela Hajati: Çfarë i kam thënë jo në jetë, nuk rron më brenda meje, përveç babit tim, nuk rron asnjë që i kam thënë bye bye.

Rea Nuhu: Rron më Ela kur dikush i thotë që nuk je më syni jemi?

Ronela Hajati: Por nuk është ndonjë çudi që mua të mos më dojë një njeri. S’ka asnjë lloj gjëje të çuditshme. Zakonisht shumicën e rasteve më kanë dashur, por jeta vazhdon dhe asnjë gjë për mendimim tim është e përjetshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...