I tregojnë videoklipin e Anës së ‘Përputhen’, Irini Qirjako e shtangur: Aty shoh vetëm p…

276

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Irini Qirjako e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Expuls’ shpërtheu e revoltuar ndaj klipeve që po publikohen sëfundmi.

Teksa po flisnin për muzikën, artin, e ndërsa në një moment moderatori i ka treguar një pjesë nga videoklipi i ri i Ana Lleshit, ish konkurrente e “Për’puthen”, Irini Qirjako u shtang nga ajo që pa.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Kjo ka bërë namin në rrjetet sociale, dhe klikime

Qirjako: Po le të bëhet…

Gazetari: Si të duket?

Qirjako: Unë nuk kam të drejtë që t’i paragjykoj. Gjithsekush ka shijet e veta dhe unë nuk e ndaloj dot. Në fakt mua, që t’i thuash këngëtar si thua dot, se aty më shumë shikon po*no se art. Kështu që tani është koha që këto kanë dalë fuqishëm. Mua në pëlqen arti i vërtetë dhe muzika e vërtetë.