Edith Harxhi: Basha ka probabilitet të vogël për të fituar, unë jam më e fortë

Edith Harxhi, kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike shprehet e bindur në garën kundër Lulzim Bashës, Fatbardh Kadillit dhe Agron Shehajt. Në një intervistë ndryshe në rubrikën “Gjysma ime” në programin “E diela shqiptare”, Harxhi tha se ajo e ka probabilitetin me të madh për të fituar në garën që po zhvillohet brenda PD.

 

Ardit Gjebrea: Ju jeni futur në një sfidë që është brenda llojit, çfarë do ndodhë pas kësaj sfide?

 

Edith Harxhi: Unë do të jem kryetare e Partisë Demokratike i dashur.

Ardit Gjebrea: Cili do të jetë bashkëpunimi me liderishipin pastaj?

 

Edith Harxhi: Absolutisht do të jetë normal, institucional si me zotin Basha sepse ai do jetë deputet brenda radhëve të PD-së, por edhe me të gjithë strukturën e Partisë Demokratike, gjithë strukturat në rrethe sepse unë po i vizitoj në të gjithë vendin dhe shoh që ka anëtarë, njerëz të mrekullueshëm.

 

Ardit Gjebrea: Dhe nëse ai fiton?

Edith Harxhi: Nëse ai fiton që unë nuk mendoj se ka probabilitet të madh sepse unë jam më e fortë.

 

Ardit Gjebrea: Publiku ndërkohë kur ka qenë zoti Basha, bërtisnin bravo, kështu që nuk është për ta dëgjuar shumë, shaka.

Edit Harxhi: Atëherë ishte përsa i përket zgjedhjeve të përgjithshme, jam e sigurt që në këto zgjedhje brenda partisë, publiku do më mbështeste. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim urgjent, ndryshimi fillon nga opozita shqiptare, nga PD-ja sepse ajo është e ardhmja dhe shpresa e këtij vendi dhe mendoj që ka ardhur momentin që ndryshimi ta ketë emrin grua. /tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...