“Nënë me tre fëmijë”/ Ja kush është pasagjerja që humbi jetën pas hedhjes nga autobusi

367

Kjo është Mimoza Kasa, 47-vjeç dhe nënë e tre fëmijëve u nda nga jeta pasi ka rënë nga autobusi me të cilin po udhëtonte. Ngjarja u regjistrua mbrëmë në fshatin Tregan të Elbasanit.

Policia e Elbasanit sqaroi se ka ndërruar jetë 47-vjeçarja M. K., e cila është rrëzuar nga mjeti, pasi shoferi ka kryer manovra të rrezikshme.

Për pasojë, blutë e Elbasanit kanë arrestuar shoferin e autobusit, 49-vjeçarin D.P.