Manastirliu në Shkodër: Impakti i pandemisë pritet të zgjasë, të mbështesim ekipet mjekësore

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me personelin mjekësor në spitalin Rajonal të Shkodrës.

Ndërsa falënderoi personelin mjekësor për përballimin e pandemisë Covid, Manastirliu tha se nuk duhet të humbasë vigjilenca, pasi pandemia Covid ende nuk ka përfunduar dhe impakti i saj në sistemin shëndetësor pritet të jetë i gjatë.

“Gjithë partneriteti për pajisjet e instrumenteve kirurgjikalë ka sjellë një hov cilësor në shërbimin e kirurgjive kudo në vend, po ashtu edhe aparaturat e reja garantojnë një nivel akoma më të lartë shërbimi. Ju falënderoj për të gjithë punën në përballimin pandemisë Covid.

Të gjitha rastet që ende kanë nevojë të marrin shërbim referohen direkt në spitalin Infektiv në Tiranë dhe kjo është situatë që ende kërkon gatishmëri maksimale. Pandemia ende nuk përfunduar dhe impakti do të ndihet gjatë për këtë ne duhet të harmonizojmë shërbimet dhe të mbështesim ekipet tona mjekësore për të garantuar shërbime më të mira për qytetarët”, tha Manastirliu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...